Ministria e re e Arsimit dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, pas pranimit të postit nga Shyqyri Bytyqi, ka mbajtur një konference për media, se ajo do ta merr me shumë përgjegjësi këtë detyrë.
Hykmete Bajrami ka përmendur edhe përjashtimin në dy institucione evropiane ENQA dhe EQAR, ku ka pasur ndërhyrje politike, shkruan InLajmi.
“Është përgjegjësi e madhe situata është tepër e keqe ne e marrim këtë punë me shumë përgjegjësi dhe jam shumë e sigurt qe do të kemi përkrahjen e qeverisë si në anën buxhetore sepse është një nga gjërat më të rëndësishme. Për shkak të ndërhyrjeve politike Kosova është përjashtuar nga dy institucione evropiane dhe do të bëjmë përpjekje që te ENQA dhe EQAR nuk dogë ketë ndërhyrje politike”, tha Bajrami.
Bajrami shtoi tutje, se do të punojnë së bashku do ti kemi partnerë dhe të jemi gardian të zbatimit të ligjit
“Ne do të punojmë së bashku do ti kemi partnerë dhe të jemi gardian të zbatimit të ligjit. Sfida është mospërfshirja e të vegjëlve në edukimi parashkollor dhe do të bëjmë përpjekje të shtojmë kapacitetet që të ketë një përfshirje më të madhe dhe do të fillon menjëherë rishikimi i kurikulave dhe sfidë tjetër janë çantat e rënda”

Minsitria e re e Arsimit dhe Inovacionit, ka shtuar se me miratmin e buxhetit do ti realizojmë gjitha programet e bursave shkollim e lartë janë pjesë e programit tonë.
Ende nuk është përgatit buxheti dhe ne patjetër duhet të shohim se cilat janë prioritet dhe duhet të ngrisim të hyrat që t’i realizojmë dhe të gjitha programet e bursave shkollim e lartë janë pjesë e programit tonë. Do ta zbatojë ligjin me përpikëri”./InLajmi/