Nga ora 19:00 do të mbahet edhe një seancë e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet për Vjosa Osmanin në pozitën e kryeparlamentares.
Kjo seancë vjen pasi që paraprakisht është bërë votimi i qeverisë së re me kryeministër Albin Kurtin, me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra, shkruan Gazeta Express.
Merret vesh se seanca do të fillojë në ora 19:00, derisa nuk dihet nëse opozita do të marrë pjesë. Paraprakisht partitë opozitare kanë dalë nga seanca kur u bë votimi qeverisë së re.