Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar formimin e qeverisë së re.
Kosnett ka thënë se mezi se pret të punoj me të gjitha institucionet e Kosovës, dhe për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin, shkruan InLajmi
Reagimin e tij e ka bërë përmes rrjetit social Twitter.
Reagimi i plotë
“Përgëzime për formimin e qeverisë së re. Mezi po pres të punoj me të gjitha institucionet e Kosovës, palët e tjera, si dhe shoqërinë civile për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin dhe të ndihmojë #Kosovën të ndërtojë marrëdhënie paqësore me fqinjtë”, ka thënë Kosnett./InLajmi/
Congratulations on the formation of the new government. I look forward to working with all of Kosovo’s institutions, other parties, and civil society stakeholders to strengthen justice & prosperity and help #Kosovo build peaceful relations with its neighbors.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) February 3, 2020