Deputeti i PDK-së, Hajredin Kuçi gjatë fjalimit të tij në kuvend nuk ka mundur të përfundojë pa e kritikuar mandatarin për kryeministër, Albin Kurtin.
Ai iu ka drejtuar Kurtit duke i thënë se nëse nuk e bën bashkimin kombëtar sa ëhstë kryeministër, njerëzit do ta humbasin besimin e tij.
Në seancën për votimin e qeverisë së re, Hajredin Kuçi është shprehur kritikues ndaj Kurtit duke e akuzuar për mashtrim karshi qytetarëve.
Ai iu foli edhe deputetëve të LDK-së, ku tha se kjo parti duhet të dijë se nuk e ka më partner koalicioni partinë e tij, PDK-në.
Derisa theksoi se gjatë mandatit opozitar, nuk do të përdorin metodat që i ka përdorur më herët Lëvizja Vetëvendosje.