Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, në seancën për formimin e qeverisë, ka prezantuar emrat e kabinetit të tij.
Në mesin e tyre do të jenë edhe dy emra të ministrave nga Prizreni.
Anton Quni nga LDK pritet të jetë ministër i Mbrojtjes, ndërsa liderja e partisë së komunitetit boshnjak NDS, Emilia Rexhepi, do të jetë ministre e e Administrimit të Pushtetit Lokal, , shkruan TVPZ.
Vlen të theksohet se në qeverinë e kaluar ka qenë vetëm një ministër nga Prizreni, Kujtim Gashi, ministër i Kulturës.