Lionel Messi ka filluar të marrë kreun në La Liga në të gjitha statistikat në këtë sezon.
Ylli argjentinas ishte shumë i disponuar mbrëmë për lojë, aty ku Barcelona fitoi 2-1 ndaj Levantes në Camp Nou, shkruan InLajmi.
32-vjeçari asistoi në dy golat e Ansu Fatit (30’/32’), për të marrë një fitore jo shumë të lehtë në javën e 22-të në ligën spanjolle.
Me dy asistime që i bëri ndaj Levantes, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka në total tetë asistime.
Argjentinasi po ashtu është edhe golashënuesi më i mirë deri me tani, me 14 të tillë.
Messi, që nga 14 tetori i 2004 është pjesë e klubit të Barcelonës, dhe që nga ajo kohë nuk e ka tradhtuar këtë klub.
Nga satistikat lihet të kuptohet se shumica e sukseseve të Barcelonës i atribohet Lionel Messit./InLajmi/