Deputetja e re e Kuvendit të Kosovës, Arian Musliu-Shoshi, ka kritikuar Albin Kurtin , për mosmbajtjen e premtimit për ndarjen e ministrive.
Musliu-Shoshi ka shtruar se ishte Albin Kurti ai i cili e kishte kërkuar rrrtjen e numrit të ministrive, e jo LDK- ja.
Reagimin e saj , ajo e ka bërë gjatë fjalimit të mbajtur sot në Kuvendi e Kosovës.
“LDK-ja në deklaratat e tyre thanë se ata nuk kanë kërkuar rritjen e numrit të ministrive. Por jeni ju Z. Kurti ai i cili kërkuar këtë. Ju e rritët numrin e ministrive për të bërë pjesë të qeverisë edhe Listën Serbe”.
“ A na tregoni se pse keni bërë koalicionin mbi një ujdi monarkësh? A na tregoni se pse e keni larguar Glauk Konjufcën nga posti i Kryetari të Kuvendit?”, kishte thënë Musliu-Shoshi.