Sot bëhen 30 vite që nga 2 shkurti i 1990-ës, kur familja Boçolli ishte ndër të parat që i priu faljes së gjakut.
Kjo shkuarje përtej gjakmarrjes do mbështeste Fushatën e Pajtimit të Gjaqeve dhe do të inkurajonte mijëra familje të falnin gjaqe.
Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çetës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit.
Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë, shkruan lajmi.net.
Njerëzit në atë kohë në krye me Prof. Anton Çetën, marshonin para qindra ekipe profesorësh, studentësh, aktivistësh, këngëtarësh e poetësh… pajtonin popullin.