Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se në ditën e arritjes së koalicionit VV-LDK, krerët e këtyre partive e filluan me mashtrime.
Ai tha se kreu i VV-së Albin Kirti gënjeu publikisht kir tha se Glauk Konjufca nuk do të dorëhiqet por do të tranferohet në Qeveri. Kjo pasi sipas Bytyçit, nuk mundet një deputet apo kryetar Kuvendi të transferohet në ekzekutiv pa dhënë dorëheqje, shkruan InLajmi.
Rritja e numrit të ministrive nga 12 sa kishin premtuar pas zgjedhjeve në 15, sipas zëdhënësit të PDK është një mashtrim tjetër i bga VV-LDK.
Statusi i plotë i tij:
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e filluan ditën e tyre të parë si koalicion me një gënjeshtër, një mashtrim dhe një mos-besim. Unë nuk e parashikoj dot të ardhmen. Por, shenjat janë të errëta për këtë koalicion!
*Gënjeshtra – Glauku nuk do të japë dorëheqje!
*Mashtrimi – Numri i ministrive nga 12 në 15.
*Mosbesimi – Nuk e publikuan marrëveshjen koalicionit, as edhe një detaj të shkruar./InLajmi