Një breshkë e llojit “caretta careta” është gjetur e ngordhur mëngjesin e sotëm në plazhin e Zvernecit në Vlorë.
Breshka me një gjatësi 145 cm është më e madhja e gjetur në këtë zonë.
Ajo vjen nga ujërat e Mesdheut dhe llogaritet të jetë afro 100 vjeçare.
Nuk dihet nëse ngordhja i ka ardhur natyralisht apo për shkaqe të tjera.
Biologu Simo Ribaj bëri bidokumentimin e breshkës.