Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mblidhet në zyret e partisë.
Tani veçse kanë filluar të mblidhen, për të cilën e kanë konfirmar Gazmend Muhaxhiri e Imri Ahmeti, shkruan InLajmi.
Sipas mediave pjesë e këtij takimi do të jenë, Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri, Kujtim Shala, Avdullah Hoti, Imri Ahmeti, Sokol Haliti, Gazmend Muhaxheri e Vjosa Osmani.
Takimi pritet të jetë diskutues pas vendimit të Albin Kurtit që të thirr Kuvendin për formimin e qeverisë të hënën e 3 shkurtit./InLajmi/