Hysni Hyseni, aktivist i Vetëvendosjes ndërroi jetë sot.
Hyseni, siç ka bërë të ditur Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka qenë i plagosur rëndë në demostratën e 10 shkurtit të 2007-tës, ku humib njërin sy, shkruan InLajmi.
Varrimi i tij do të bëhet sot në lagjen Tusuz të Prizrenit.
Komunikata e plotë e VV-së:`
Sot, me pikëllim të thellë, morëm lajmin që ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje aktivisti ynë Hysni Hyseni.
Hysni Hyseni ka qenë i angazhuar në Qendrën e Lëvizjes në Prizren. I plagosur rëndë në demonstratën e 10 Shkurtit 2007, ku humbi njërin sy, Hysniu na mësoi se kurrë nuk duhet të ndalemi në rrugën e drejtë të perbashkët edhe kur rrezikohemi individualisht.
Atdhedashuria, vetëmohimi e gatishmëria për sakrificë e karakterizuan Hysniun gjatë gjithë veprimtarisë së tij.
Në këto momente pikëllimi i shprehim ngushëllime familjes Hyseni, të gjithë aktivistëve, shoqeve e shokëve te Hysniut.
Do ta kujtojmë me mall e do të marrim shembull nga puna e virtytet e tij.
Sot në orën 14:30 do të bëhet varrimi i të ndjerit në varrezat e qytetit në lagjen Tusuz të Prizrenit./InLajmi