Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, bashkë me një pjesë të kabinetit, sot ishte për vizitë ngushëlluese në Policinë e Kosovës, për humbjen e pjesëtarit të tyre Sami Thaçi, shkruan InLajmi.
“Është për keqardhje dhe shumë e rëndë që në krye të detyrës po humbin jetë pjesëtarë të Policisë tonë, ata që janë mburoja e sigurisë së vendit. Përgjegjësit duhet ta marrin dënimin e merituar”, shkrua Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
Sot, bashkë me një pjesë të kabinetit, për vizitë ngushëlluese në Policinë e Kosovës, për humbjen e pjesëtarit të tyre, Sami Thaçi, që me përgjegjësi të lartë, bashkë me dy kolegët e tjerë të lënduar rëndë, po e kryenin misionin e tyre gjatë një aksioni antidrogë në Zhur të Prizrenit.
Është për keqardhje dhe shumë e rëndë që në krye të detyrës po humbin jetë pjesëtarë të Policisë tonë, ata që janë mburoja e sigurisë së vendit. Përgjegjësit duhet ta marrin dënimin e merituar./InLajmi
