Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë një kërcënim nga një qytetar, të cilin ai e ka sqaruar këtë veprim që sipas tij e tejkalon komunikimin normal që ai zakonisht i bën me qytetarët në rrjetin social, shkruan InLajmi.
“Më 21 janar, kam marrë kërcënime nga një qytetar, të cilat e tejkalonin komunikimin normal që bëj me qytetarët në rrjetin social.
Kërcënimet që kam pranuar, i kam deponuar me shkrim pranë organeve të rendit, me qëllim të pengimit apo parandalimit të mëtejmë të tyre.
Veprimet tjera, janë në dorë të institucioneve përgjegjëse të cilave ju besoj dhe shpreh falënderim për punën dhe angazhimin e tyre”, ka shkruar Lladrovci./InLajmi/