“The Reds” sonte në udhëtim mundën Wolves, me rezultat 1-2, duke bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit, titull të cilin Liverpool është në rrugë të mirë që ta kthej në “Anfield” pas 30-të vitesh.
Kapiteni Henderson (8’), zhbllokoi ndeshjen duke kaluar në epërsi ekipin e Jurgen Klopp prej 0-1, por Jiminez (51’), barazoi shifrat në 1-1, duke rikthyer në lojë skuadrën nikoqire, megjithatë, në finish të ndeshjes në skenë del Firmino (84’), i cili shënoi golin e fitores për Liverpoolin, transmeton Scanner, shkruan RTK.
Liverpool kryeson tabelën me 67 pikë, e ndjekur nga Manchester City me 51, kurse, Wolves renditet e shtata me 34 pikë të grumbulluara.