Parlamenti britanik ka miratuar Ligjin për Brexitin, që do të thotë se ky vend tani edhe zyrtarisht do të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 janar.
Ligjin e kryeministrit britanik Boris Johnson, e ka nënshkruar mbretëresha Elizabeth II
Deputetët e parlamentit britanik kohë më parë kishin miratuar ligjin që do t’i mundësojë këtij vendi daljen nga BE-ja, pas një beteje trevjeçare.
Pikërisht pas këtij ligji pritet të fillojë një periudhë tjetër e vështirë – bisedimet e reja për tregti që do të definojnë raportet e reja të Britanisë në raport me Evropën.
https://twitter.com/SteveBarclay/status/1220355132984057856
