Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e ri Italian, Nicola Orlando.
Në këtë takim ata kanë biseduar për situatën aktuale politike në vend, në të njëjtën kohë edhe për përpjekjet që VV-ja është duke i bërë për formimin e institucioneve të reja të vendit, shkruan InLajmi.
“Me bindjen që qeveria e re do të formohet së shpejti dhe duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në drejtim të forcimit të institucioneve vendore, z. Orlando i uruam shërbim të mbarë gjatë punës në Kosovë”, thuhet tuje në njoftim./InLajmi/