• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 23 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Taksa 100 përqind nuk kursen as mallrat përmes linjës ajrore Prishtinë-Beograd

J G nga J G
22 January 2020
në Kosovë, KRYESORE
0 0
0
Taksa 100 përqind nuk kursen as mallrat përmes linjës ajrore Prishtinë-Beograd
5
SHPERNDARJE
23
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Me fillimin e zbatimit të linjës ajrore Prishtinë – Beograd, mund të transportohen edhe mallra të ndryshme për qëllime biznesi, nëse këtë e konsideron të arsyeshme kompania operuese “Lufthansa”, thonë në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës.

Letra e interesit për linjën ajrore Prishtinë – Beograd, është nënshkruar më 20 janar në Berlin. Delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi, me ndërmjetësimin e diplomatëve amerikanë, kanë nënshkruar marrëveshje me kompaninë gjermane, “Lufthansa”, e cila do të operojë në këtë linjë.

Pas nënshkrimit të kësaj Letre të Interesit për hapjen e kësaj linje, Kosova dhe Serbia presin që së shpejti marrëveshja të jetësohet edhe në praktikë.

Eset Berisha, drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, në një bisedë, thotë se me shkëmbimin e pasagjerëve ekziston edhe linja për bagazh, mallra dhe gjëra tjera. Se si do të operojë dhe a do të ketë ndonjë fizibilitet ekonomik, sipas tij, kjo gjë varet nga kërkesat e tregut dhe kërkesat ekonomike të kompanisë.

Nëse kompania “Lufthansa”, nënvizon Berisha, vendos që mallrat të transporton përmes vijës ajrore, atëherë të gjitha obligimet tatimore, taksat, përfshirë edhe taksën 100 për qind për importet nga Serbia, do të zbatohen nga organet e Kosovës.

“Kjo varet nga fizibiliteti i kompanisë ajrore, nëse kompania e sheh të arsyeshme të fillojë me bartjen e mallrave, nuk ka asnjë pengesë që ta bëjë bartjen e tyre, siç realizohet në mënyrë tokësore. Të gjitha dispozitat sa i përket akcizave, shtesave, pagesave doganore, duke përfshirë edhe taksën që zbatohet nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë, do të zbatohen edhe në metodën e transportit ajror”, tha Berisha.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha pas mbledhjes së kabinetit qeveritar se çdo linjë ajrore ka taksa të obligueshme ndaj aeroportit. Sipas tij, çështja e taksës që përmendet në marrëveshje, ka të bëjë me taksën që vënë aeroportet për operime të tilla.

“Në letrën e qëllimit që e tregon pala e Kosovës bashkë me NATO-n, thuhet se nuk vendosim taksa shtesë përveç ato që i ka aeroporti, pra që janë të zakonshme për të gjithë. Ne i japim status të barabartë, ‘Lufthansa’ në fluturimet e veta nga Prishtinë për në Beograd ose nga Beogradi për në Prishtinë pa ndonjë diskriminim dhe nuk ka të bëjë më taksën 100 për qind”, tha Haradinaj.

Edhe ish-drejtori i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica, thotë se transporti i mallrave përmes vijës ajrore, i nënshtrohet të gjitha ligjeve dhe vendimeve që zbatohen në Republikën e Kosovës, njësoj sikurse transporti rrugor.

Huruglica thotë se nëse vendoset që me linjën e re ajrore Prishtinë-Beograd të transportohen mallrat nga Serbia, ato do t’i nënshtrohen taksës 100 për qind që Qeveria e Kosovës ka vendosur për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

“Absolutisht, transporti ajror i udhëtarëve dhe i mallrave është diçka që Kosova e bën që nga themelimi i doganës, që nga 1999. Prezenca e oficerëve doganorë është e plotë aty gjatë 24 orëve dhe vlen i njëjti legjislacion si për mallrat që transportohen përmes fluturimeve ajrore apo në transportit rrugor. Do të thotë, nuk ka kurrfarë dallimi”, thekson Huruglica.

“Këtu nuk po shoh që do të ketë ndonjë dallim. Nëse një masë që aplikohet ndaj mallrave me origjinë nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina, pra që është duke u zbatuar dhe është në fuqi, e njëjta gjë do të vlejë edhe për fluturimet”, thotë ai.

Autoritetet e Kosovës u kanë vënë taksë 100 për qind prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në fund të vitit 2018.

Me gjithë thirrjet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara për heqjen e saj, ajo vazhdon të mbetet në fuqi.

Si pasojë e saj është ndërprerë edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Edhe pas nënshkrimit të Letrës se Interesit në Berlin për vendosjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, ngjashëm me mënyrën e qarkullimit përmes transportit rrugor edhe në transportin ajror hyrje-daljet nga shteti i Kosovës në Serbi dhe anasjelltas, do të realizohen vetëm me letërnjoftim. Një formë e tillë është rregulluar me marrëveshjen e arritur në Bruksel për lëvizje të lirë në mes Prishtinës dhe Beogradit, të nënshkruar në korrik të vitit të 2011, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Republika e Serbisë ende nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, rrjedhimisht as pasaportat e lëshuar nga institucionet e Republikës se Kosovës.

Tags: Autoritetit të Aviacionit CivilBashkimit EvropianPrishtinëShteteve të Bashkuara
Postimi i mëparshëm

Haradinaj edhe pas dorëheqjes emëron një ministre të re

Postimi tjetër

Kosovari nga Zvicra denoncon grafitin provokues

Të ngjajshme Postime

Osmani nderon Shaban Manajn në 25-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes: Dëshmoi guxim dhe përkushtim
KRYESORE

Osmani nderon Shaban Manajn në 25-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes: Dëshmoi guxim dhe përkushtim

23 July 2025
Pritje në pikat kufitare, kolona deri në 900 metra
Kosovë

Pritje në pikat kufitare, kolona deri në 900 metra

23 July 2025
“Kur t’kthehem, flasim”, Limaj nuk iu përgjigjet gazetarëve nëse është marrë vesh me Kurtin
KRYESORE

“Kur t’kthehem, flasim”, Limaj nuk iu përgjigjet gazetarëve nëse është marrë vesh me Kurtin

23 July 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”
Kosovë

Vazhdon vapa e fortë verore, por mund të ketë ulje të lehta të temperaturave

23 July 2025
“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin
KRYESORE

“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin

22 July 2025
Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare
Kosovë

Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare

22 July 2025
Postimi tjetër
Kosovari nga Zvicra denoncon grafitin provokues

Kosovari nga Zvicra denoncon grafitin provokues

Lajmet e fundit

Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

23 July 2025
Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

23 July 2025
Kurti: Belgjika është mike e aleate e jona, tani partnere edhe në fushën e mbrojtjes

Kurti: Belgjika është mike e aleate e jona, tani partnere edhe në fushën e mbrojtjes

23 July 2025
Osmani nderon Shaban Manajn në 25-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes: Dëshmoi guxim dhe përkushtim

Osmani nderon Shaban Manajn në 25-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes: Dëshmoi guxim dhe përkushtim

23 July 2025
UEFA kundërshton zgjerimin e fuqive të VAR për shkak të rritjes së mundshme të vonesave

UEFA kundërshton zgjerimin e fuqive të VAR për shkak të rritjes së mundshme të vonesave

23 July 2025
Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes

Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes

23 July 2025
Itali, 6 të vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur pjesën jugore të vendit

Itali, 6 të vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur pjesën jugore të vendit

23 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu