Rasim Demiri tani nuk është ministër i Zhvillimit Rural pasi ai është betuar si deputet në legjislaturën e re, pas tij Kryeministri në detyrë ka emëruar Magbule Shkodra, ministre e re të këtij institucioni.
Haradinaj këtë vendim e ka marrë sot në mbledhjen e qeverisë në detyrë, shkruan InLajmi.
“Znj. Magbule Shkodra, emërohet ministre në detyrë e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Magbule Shkodra është anëtare e AAK-së dhe kryetare e Aleancës së Gruas në këtë parti e cila në zgjedhjet e gjashtë tetorit kishte garuar në listën e koalicionit AAK-PSD.
Shkodra në listë kishte numrin 3 menjëherë pas Ramush Haradinajt dhe Visar Ymerit.
Ajo kishte arritur të marr 3890 vota, të pamjaftueshme për të fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës./InLajmi/