Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj me shënimin e 22-vjetorit të sulmit të dytë të forcave të Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz e ka kujtuar këtë ngjarje si ditë të pazakonshme të kësaj familje.
Atë ditë baci Shaban, me nipa e mbesa, i rezistuan sulmit të forcave të okupatorit, në sulmin e dytë të pashembullt që iu bë kësaj familjeje të madhe patriotike, shkroi Haradinaj [përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë i tij:
22 janari 1998, për familjen Jashari të Prekazit, nuk ishte ditë e zakonshme.
Atë ditë baci Shaban, me nipa e mbesa, i rezistuan sulmit të forcave të okupatorit, në sulmin e dytë të pashembullt që iu bë kësaj familjeje të madhe patriotike.
Familja Jashari gjithmonë u nda me lavdi, e armiku gjithëherë u kthye prapa me turp nga Prekazi.
Lavdi të rënëve për liri!