Shërbimi Korrektues i Kosovës sot ka nisur një aksion humanitar për dhurimin e gjakut në Gjilan, në të cilin vullnetarisht dhuruan gjak oficerë korrektues dhe shërbyes civilë nga kjo qendër, shkruan InLajmi.
Kjo iniciativë është organizuar në mes SHKK-së dhe Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës tashmë e ka bërë traditë organizimin e aksionit humanitar për dhurimin e gjakut nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe është i gatshëm për aksione të tilla edhe në të ardhmen, çdo herë kur qytetarët kanë nevojë”, shkruhet në njoftim./InLajmi/