Policia e Kosovës njofton se katër persona dje kanë tentuar të grabisin një bankomat në Prishtinë.
“Raportohet se katër të dyshuar të panjohur kanë tentuar që me forcë të grabisin bankomatin e një banke. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore”, thuhet në raportin policor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore./InLajmi