• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 27 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

As ligji nuk po mund t’i ndalë lojërat e fatit

J G nga J G
20 January 2020
në Kosovë
0 0
0
As ligji nuk po mund t’i ndalë lojërat e fatit
5
SHPERNDARJE
24
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Lojërat e fatit, që nga maji i vitit 2019, janë aktivitete të ndaluara me ligj dhe si të tilla, konsiderohen ilegale. Por, edhe pas ndalimit me ligj të këtij aktiviteti, Policia raporton se në vazhdimësi ka hasur në organizime të lojërave të fatit nëpër mjedise të fshehta.

Ligji për ndalimin e lojërave të fatit në Kosovë, i cili ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për 10 vjet, pati hyrë në fuqi në muajin maj të vitit 2019.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në aksione të ndryshme, ka hasur dhe arrestuar persona të cilët ishin dyshuar se me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme, kanë organizuar lojëra të fatit.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës dërguar që nga hyrja në fuqi e Ligjit që ndalon këto aktivitete, janë evidentuar 137 raste të veprës penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Mospajtimet, për ndalimin e lojërave të fatit vazhdojnë edhe tani. Miratimi i ligjit nga legjislatura e kaluar e Kosovës sipas përfaqësuesve ligjorë të këtyre bizneseve mund të ketë ndikuar që të vazhdohet veprimtaria edhe në mënyrë ilegale.

Avokati i Shoqatës së Bizneseve të Lojërave të Fatit, Granit Vokshi, thotë se fakti se ka pasur raste të shumta të zhvillimit të kësaj veprimtarie në mënyrë ilegale, tregon se vendimi i Qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit ishte i ngutshëm dhe i pamenduar mirë.

“Kjo është pasojë e veprimeve të ngutshme të bëra nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës dhe tani po dëshmohet që lojërat e fatit nuk do të mund të ndalohen si të tilla. Fakti që janë ndaluar me ligj nuk do të thotë që njerëzit kanë ndaluar së luajturi me lojëra të fatit. Në këtë frymë është shumë më mirë të vendosen masa rigoroze për shkelësit dhe të vendoset një kontroll më i rreptë sa i përket lojërave të fatit dhe të bëhet një kontroll i rreptë nga shtetit sesa të ndalohen rreptësisht”, thotë Vokshi.

Ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se autoritetet e rendit dhe ligjit do të duhet të marrin masa në mënyrë që të parandalojnë zhvillimin e veprimtarisë së këtyre bizneseve në formën ilegale, pasi që dëmet në ekonomi janë të mëdha.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani, tha për se efektet në ekonomi nga mbyllja e këtyre bizneseve janë si pozitive ashtu edhe negative.

“Lojërat e fatit çdokund në botë funksionojnë në mënyrë legale, por në Kosovë janë marrë edhe me aktivitete tjera të cilat nuk janë të lejuara dhe për këtë arsye ishte nxjerrë edhe Ligji për ndalimin e funksionimit të këtyre lojërave që e ka arsyen e vetë edhe pozitive, por edhe negative. Pozitive është se janë ndalur disa veprimtari që kanë qenë jashtë veprimtarisë së lojërave të fatit, ndërsa negative është që një numër i konsiderueshëm i punëtorëve që kanë qenë të punësuar kanë mbetur pa punë dhe është një burimi financiar i disa familjeve”, thotë Limani.

Limani shton se zhvillimi i këtyre i bizneseve në mënyrë ilegale në aspektin ekonomik në përgjithësi ndikon negativisht, pasi që nuk i nënshtrohet obligimeve ndaj shtetit dhe e dëmton pos tjerash buxhetin si një prej burimeve financiare.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbylljen e lojërave të fatit e pati cilësuar si një prej vendimeve të mëdha të Qeverisë së tij.

Megjithatë, në atë kohë vendimi ishte konsideruar i ngutshëm nga Shoqata e Bizneseve të Lojërave të Fatit, pasi që sipas tyre, ky vendim i kishte lënë të papunë katër deri në pesë mijë persona, shkruan REL.

Vendimi për mbylljen e lojërave të fatit ishte marrë, pasi në dy kazino në qytete të ndryshme të Kosovës, u vranë dy persona.

Tags: LigjiLojërat e fatit
Postimi i mëparshëm

Alketa Vejsiu do të paguhet me shifër marramendëse në “Sanremo 2020”

Postimi tjetër

Veseli kujton Hoxhë Kadri Prishtinën: Ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit shqiptar

Të ngjajshme Postime

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Rritja e trupave të EULEX për zgjedhje, Ramadani: Si u bë që Kosova s’qenka e aftë për t’i siguruar vetë ato
Kosovë

Rritja e trupave të EULEX për zgjedhje, Ramadani: Si u bë që Kosova s’qenka e aftë për t’i siguruar vetë ato

25 September 2025
Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur
Kosovë

Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur

24 September 2025
“Qielli i thyer” – shtatë të arrestuar në aksionin policor në Prishtinë e Pejë
Kosovë

“Qielli i thyer” – shtatë të arrestuar në aksionin policor në Prishtinë e Pejë

24 September 2025
Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi, Serbia t’i kap ata e t’i ndjekë penalisht
Kosovë

Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi, Serbia t’i kap ata e t’i ndjekë penalisht

24 September 2025
Postimi tjetër
Veseli kujton Hoxhë Kadri Prishtinën: Ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit shqiptar

Veseli kujton Hoxhë Kadri Prishtinën: Ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit shqiptar

Lajmet e fundit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

26 September 2025
Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

26 September 2025
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

26 September 2025
Një botë e veçantë arti

Një botë e veçantë arti

26 September 2025
Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

26 September 2025
Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

25 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu