Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno, Giorgina Rodriguez e Alketa Vjesiu, janë disa prej figurave të njohura që do të prezantojnë “Sanremo 2020”.
Teksa secila prej tyre, por edhe pjesa tjetër e stafit po përgatiten për të organizuar një festival madhështor, mediat italiane kanë zbuluar buxhetin që do të përdoret.
Gazeta e përditshme italiane “Il Giornale” shkruan se i gjithë festivali do të ketë një kosto prej 18 milionë euro.
Nga këto, një pjesë do të shkojë për prezantueset.
