Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me familjarët e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Presidenti Meta, në vazhdën e takimeve që ka zhvilluar në Kosovë, ai gjatë së dielës ka takuar edhe familjarët e presidentit historik, Ibrahim Rugova, shkruan InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur vet Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Meta po ashtu ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi, me familjarët e presidentit Rugova ka biseduar dhe ka ndarë kujtime të ndryshme.
Postimi i plotë i tij:
Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.
Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon. ./InLajmi