Në praninë e përfaqësuesve të mediave dhe të mysafirëve të tjerë, Bordi i Shoqatës të bizneseve dhe zejtarëve, “Esnaf” në Prizren, sot bëri prezantimin e Buletinit Jubilar, raporton InLajmi.
Në këtë Buletin prej 90 faqesh, të shtypur në gjuhën shqipe, turke dhe angleze, është prezantuar historiku 25 vjeçar i Shoqatës si dhe të arriturat e qytetit të Prizrenit dhe të Kosovës, në aspektin ekonomik dhe turistik.
“Jemi të lumtur, por edhe të inkurajuar që pas një pune gati një vjeçare, nga ekspertët e ekonomisë dhe të turizmit, ta përfundojmë dhe botojmë këtë Buletin, i cili hap rrugë të reja jo vetëm në zhvillimin e mëtejmë ekonomik, por ua ofron informatën cilësore dhe të thuhet investitorëve vendor dhe atyre nga jashtë vendit. Buletinin do ta shpërndajmë, gjithë bashkëpunëtorëve tanë, institucioneve dhe korporatave të ndryshme ekonomike e turistike, në vend dhe jashtë” – tha për InLajmin, Varis Xhejlani kryetar i Shoqatës Esnaf.
Shoqata “Esnaf”, në gjiun e vet tubon mbi 300 anëtarë, jo vetëm nga Prizreni, kurse nga viti 2001 e deri më sot, krahas përkrahjes të anëtarëve te vet, në përhapjen e kulturës së ndërmarresisë, në ngritjen profesionale, ekonomike e shkencore, për çdo vjet organizon edhe aftësimin dy/tre mujor, e të rinjve kosovar në bizneset dhe kompanitë prestigjioze turke. Deri më tani afro 450 të rijnë e të reja, nga të gjitha komunat e Kosovës, kanë qenë pjesë e këtij programi. Po ashtu mbi 200 mjek specialistë nga vendi, me ndërmjetësimin e Esnaf-it, kanë kryer specializime një mujore, nga lëmit e ndryshme mjekësore.
InLajmi Osman Goranci