Kreu u LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar veprimtarët Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën.
Mustafa tha se ata janë heronj të Kosovës, e idealet e tyre triumfuan mbi qëllimet kriminale të atyre që i vranë, shkruan InLajmi.
“Më 17 janar 1982, Kosova humbi tre kolosë të lëvizjes për liri, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën.
Ata u vranë në përpjekje për ta shuar luftën epike të popullit të Kosovës për çlirim.
Kosova ka humbur shumë gra e burra të shkëlqyeshëm, patriotë e intelektualë, gjatë dekadave të luftës për liri. Por, synimet e tyre për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur u jetësuan.
Populli i Kosovës do t’i nderojë përjetë figurat dhe vlerat e tij kulmore, që vunë bazat e shtetit tonë demokratik”, ka shkruar Mustafa./InLajmi/