Të mërkurën rreth orës 17:55, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Pal Lekajt, që ndodhet në Qagllavicë.
Klan Kosova përmes burimeve të sigurta mëson se hajnat i kanë hyrë ministrit në dhomën e fjetjes dhe kështu kanë vjedhur stoli ari, argjendi si dhe 100 euro para të gatshme.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e trajtuar rastin.