Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është parë duke hyrë në seli të partisë së tij.
Megjithatë ende nuk dihet nëse ka ndonjë takim me kryesinë e partisë. Periskopi ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e partisë Besian Mustafa por se ai nuk ka qenë i qasshshëm.
Më herët në selinë qendrore të LDK-së është parë duke hyrë edhe nënkryetarja e partisë, Vjosa Osman
Isa Mustafa në konferencë për media tha se ai do të takohet me Albin Kurtin vetëm kur të shihen për të nënshkruar marrëveshje, shkruan Periskopi
Ndërsa nënkryetarja e partisë Vjosa Osmani ka thënë se LDK-ja do të vendosë për propozimin e LVV-së në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.