Isa Mustafa ka thënë se oferta e fundit e Lëvizjes Vetëvendosje për Lidhjen Demokratike të Kosovës është “jashtë kornizave të parimeve që mban LDK-ja”.
Kreu i LDK-së nuk ka kthyer përgjigje definitive ndaj ofertës së LVV-së, por ka lënë të kuptohet se LDK nuk e pranon ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje që sugjeron shtimin e numrit të ministrive dhe kryeparlamentarin për LVV-në.
“Unë nuk mund të them nëse është e papranueshme ose jo. Por, mund të them se kjo ofertë i kapërcen parimet mbi të cilat LDK-ja ka hyrë në negociata me Vetëvendosjen. Ne s’kemi hy ne negociata që ata [VV-ja] me i pasë Kryeministrin, Kryeparlamentarin dhe që Presidentin ta vendosnim më vonë”, ka thënë Mustafa.
Në këtë intervistë për televizionin publik (RTK), ai ka shpalosur detaje për takimet me partinë e Albin Kurtit