Ish ushtarët e UÇK-së, Abedin Daka dhe Sherif Tahiri janë dy të ftuarit e radhës nga Gjykata Speciale.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati,përmes një postimi të bërë në Facebook, shkruan InLajmi.
Postimi i plotë:
Sot u njoftova se kanë marrë ftesë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarët Abedin Daka (vëlla i dëshmorit Mirush Daka) nga fshati Cerovik i komunës Klinë dhe Sherif Tahiri nga fshati Tërdevc i komunës Drenas, të dy këta pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Drenicës.
Ndihem krenar me veprat dhe sakrificat e ushtarëve të UÇK-së. H.G/InLajmi/