Anëtari i VV-së, Avni Zogiani përmes një postimi në facebook ka reaguar pas deklaratave që sekretari i LDK-së, Arban Abrashi ka lëshuar duke thënë se kërkesa e tyre për presidentin është për shtetin e jo për LDK-në.
Zogiani në postim ka thënë se edhe Thaçi ishte votuar për shtetin, shkruan InLajmi.
“Për shtetin edhe Thaçi qe bâ president!”, ka shkruar ai.
Tash e tre muaj partia e parë që është VV-ja dhe ajo e dyta LDK-ja janë në bisedime në përpjekje për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, gjë të cilën ende se kanë arritur.
Ndërsa, kujtojmë se në vitin 2016 LDK-ja kishte votuar në favor të Hashim Thaçit për ta marrë postin e presidentit./InLajmi/