Meqenëse në nivel qëndror VV dhe LDK kohëve të fundit nuk po takohen, atë po e bëjnë zyrtarë tjerë të këtyre dy partive, shkruan InLajmi.
Anton Quni deputet i LDK-së si dhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka që vjen nga VV janë takuar sot.
Duke i sfiduar kryetarët e tyre, Haskuka e Quni kanë thënë se ata janë takuar për ta bërë sa më të mirë dhe më të besueshme qeverisjen lokale në Prizren.
Postimi i plotë i Anton Qunit:
Në vazhdën e përpjekjeve për ta bërë sa më të mirë dhe më të besueshme qeverisjen lokale në Prizren, sot kam takuar kryetarin e komunës, Mytaher Haskuka.
Si dy partner në qeverisje, jemi zotuar që të bëjmë gjithcka që është e mundur që qytetarëve të Prizrenit tu ofrohen shërbime më të mira e më cilësore përgjatë vitit në të cilin sapo kemi hyrë. /InLajmi