Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të rrisin tarifat doganore për Kinën.
SHBA-ja është e gatshme të rrisë tarifat doganore ndëshkuese mbi prodhimet e importuara nga Kina, nëse Pekini nuk respekton marrëveshjen tregtare të pjesshme që dy vendet do të nënshkruajnë sot në Uashington, konfirmoi sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin.
I pyetur nga stacioni televiziv CNBC për një rritje të tarifave doganore për t’u siguruar që Pekini është serioz Mnuchin u përgjigj: “Kjo është pikërisht ajo. Presidenti ka mundësi të rrisë tarifat”.