Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, deklaroi sot se pajtimi midis Kosovës dhe Serbisë është i mundur vetëm kur të vendoset drejtësia për krimet kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së fundit, shkruan InLajmi.
Sot dhe çdo ditë, ne do të bëjmë thirrje për vendosjen e drejtësisë dhe ndëshkimin e përgjegjësve për krimet kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkroi Pacolli.
Postimi i plotë i tij:
“Sot kujtojmë dhe nderojmë civilët e pafajshëm, viktimat e Masakrës së Reçakut, të cilët u masakruan nga forcat serbe. Por sot, dhe çdo ditë, ne do të bëjmë thirrje për vendosjen e drejtësisë dhe ndëshkimin e përgjegjësve për krimet kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e kryerjes së masakrës së Reçakut dhe masakrave tjera në Kosovë, sot udhëheqin shtetin serb.
Ata madje edhe e mohojnë këtë masakër duke shkaktuar krimin e tmerrshëm të radhës.
Lavdi të rënëve”, /InLajmi.