Gjatë të mërkurës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dorëzuar në gjykatë një padi për shpifje ndaj kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt, por nuk vonoj dhe ky i fundit reagoi me një shkrimi në Facebook.
Haradinaj, theksoi se do të përgatit një përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore, njëherësh tha se kjo padi e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij.
“Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.
Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!
Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.
Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, reagimi i plotë I Ramush Haradinaj në rrjetin social Facebook.
/InLajmi/