Bislimi: Numrin e ministrive e kemi shtuar për të bërë zgjidhje

6
SHPERNDARJE
16
PAMJE

Nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi ka thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë në histori të ndërtimit të koalicioneve në Kosovë që të ketë një ndarje kaq të detajuar të pushtetit, andaj edhe po vonon marrëveshja.

Më mirë është një marrëveshje e mirë, se sa e shpejtë”, ka thënë Bislimi në T7.

Bislimi shtoi se VV, përkundër që fitoi zgjedhjet, e ndau programin qeverisës me LDK-në. “Nëse ju kujtohet një deklaratë në emision, e Vjosa Osmanit, tre ditë para zgjedhjeve, ajo kishte thënë që kur të fitojnë zgjedhjet, me cilëndo parti që shkojnë në koalicion, do të veprojnë sipas programit të tyre. Ne kemi ndarë programin me ta” , ka shtuar Bislimi.

Ai ka thënë se oferta e fundit që i është dërguar LDK-së, ende nuk është refuzuar, por ka thënë se nuk e di arsyen se pse Agim Veliu e ka quajtur ofertën e tyre jo serioze dhe antirugovjane.

Ai po ashtu ka sqaruar se në ofertën që i kanë dërguar e LDK-së, një ministri shtesë LDK do të mund ta merr në njërën nga ministritë që LVV, duke nxjerr njërën nga ministritë e bashkuara.

Bislimi tha se shtimin e numrit të ministrive nga 12 në 14, e kanë bërë si pasojë e presionit publik që i është bërë LVV-së si parti e parë. “Na thonin se ju keni fituar zgjedhjet, ju bëni zgjidhje. Numrin e ministrive e kemi shtuar për të bërë zgjidhje”, tha ai.

Ai tha se nuk është mirë me luajtur pingpong me kryetarin e Kuvendit, “sot po të heqim, pas një viti po të rizgjedhim”. Bislimi shtoi se Glauk Konjufca është zgjedhur në mënyrën më të mirë, duke u votuar nga 75 deputetë, ndërsa heqja e tij nga kjo pozitë do të ishte diktaturë e dy personave, që do ta kërkonin këtë.

Bislimi tregoi e LVV ka ndryshuar qëndrimin edhe për presidentin, pasi tha se tani për tani nuk ka shumë rëndësi se cili do të jetë emri për president, por kur të vie momenti për ta kandiduar atë, nuk mund ta mbështesin pa e ditur paraprakisht e kush është, shkruan Besnik Bislimi, transmeton RTK.

Ai ka treguar se gjatë bisedimeve Agim Veliu ka thënë shumë herë “qohuni se nuk ka asgjë”.

Të ngjajshme Postime

Postimi tjetër

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.