Gjatë ditës së nesërme do të mbajë mot i qetë, me mjegull dhe kryesisht i vranët, ndërkaq të enjten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bëjnë të ditur se në mëngjes gjatë këtyre dy ditëve parashihet mot me ngrica të dobëta, por për shkak të lagështisë së lartë të ajrit ngasësit e makinave duhet të kenë kujdes në komunikacion.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius.