Deputeti i Gjermanisë, Nikolas Lobel, përmes një postimi në Twitter ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të krijojnë qeverinë.
Ai ka deklaruar se është koha që të përfundojnë negociatat për krijim të qeverisë në Kosovë mes LVV-LDK-së, i cili ka deklaruar se vullneti I njerëzve për ndryshim dhe demokracia e shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit sipas tij duet të përkthehet në qeverisje efektive dhe demokratike, shkruan InLajmi.
“Është koha që të përfundojnë negociatat për krijimin e qeverisë në Kosovë. Vullneti i njerëzve për ndryshim dhe demokracia që u shpreh në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar duhet të përkthehet në qeverisje efektive dhe demokratike, sundim të ligjit që siguron perspektivë evropiane për qytetarët kosovarë”, ka shkruar Lobel.
Partia e parë që doli fituese, Lëvizja Vetëvendosje dhe e dyta në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës tash e tre muaj janë duke u përpjekur për të bërë një marrëveshje në mënyrë që të formohet qveria, të cilët për këtë gjë kanë marrur thirrje edhe nga ndërkombëtarë të tjerë./InLajmi/
https://twitter.com/NikolasLoebel/status/1217017596291223552