Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi-Dragusha, ka reaguar rreth situatës politike në vend.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi-Dragusha, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje historikisht ka mëkate ndaj vendit dhe qytetarëve, shkruan InLajmi.
Thaçi-Dragusha nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj Facebook, ka thënë se vonesa për formimin e qeverisë është sabotimi i fundit që po i bëhet shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
Kosova nuk i ka borxh askujt, e aq me pak LV-se. Bile kjo e fundit, historikisht ka mekate te medha ndaj vendit dhe qytetareve. Vonesa ne formimin e qeverise eshte sabotimi i fundit qe po i behet shtetit tone, dhe ate ne stilin me te ulet, me cinizem, ironi e vrazhdesi, duke fshehur keshtu friken nga marrja e pergjegjesise dhe llogaridhenia per premtimet e bera pertej cdo realiteti.
Paraliza ne te cilen eshte futur vendi, po shkakton deme te medha financiare, politike e sociale, e qe do te na faturohen te gjitheve, si per 74% te qytetareve qe kemi votuar parti te tjera, njejte edhe per 26% qe besuan ne utopine qe do te sillnin njerezit te cilet flamurin e Kosoves ?? e respektojne vetem kur fillojne te marrin paga nga buxheti shteteror.
Merre ose lere, #Vendos! /InLajmi