Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në ora 18:15 në qytetin e Suharekës është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e saj një femër, shkruan InLajmi.
Siç bëhet e ditur, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e saj.
Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë./InLajmi