Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka kthyer përgjigje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Përmes kësaj letre zyrtare, Kurti ka kërkuar nga presidenti Thaçi, që të mos ndikojë e imponojë krijimin e qeverisë, por që siç thuhet në letrën e tij, të durojë dhe të presë, shkruan InLajmi.
Kurti përmes kësaj letre i ka kërkuar presidentit Thaçi që të mos bëjë presion e vlerësime politike, pasi që siç theksohet në përgjigje, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk i ka dërguar një emër për mandatar Thaçit dhe se këtë do ta bëj gjatë ditëve në vazhdim.
Po ashtu, në fund të përgjigjes, Kurti e ka lajmëruar Thaçin se janë afër arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.