Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarët Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Vjosa R. Osmani ka pritur në takim Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.
Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rrjedhën e bisedimeve të deritanishme me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Ambasadori Kosnett ftoi udhëheqësit politik ta formojnë qeverinë e re e cila sa më parë do të përmbushë mandatin e votuesve. /InLajmi