Ish Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka marrë pjesë në konferencën “Mbështetja në Punësim të Personave me Sindromë Down”, të organizuar nga studentët e Kolegjit Universum dhe nga Down Syndrome Kosova, shkruan Inlajmi.
Jahjaga ka thënë se e drejta për të punuar është e drejtë e gjithësecilit pjesëtar të komunitetit tonë. Kjo e drejtë ju takon edhe personave me Sindromën Down.
Më tej Jahjaga ka shtuar se duhet të jetë një obligim moral dhe etik i gjithësecilit prej nesh, pa marrë parasysh pozitës sonë në shoqëri, që të bëjmë çdo grup të ndjehet i pranuar dhe i rëndësishëm/InLajmi/