Gjatë ditës së sotme është përfolur në medie se kandidati i mundshëm për kryeministër nga Lidhja Demokratike të Kosovës është Agim Veliu.
Për këtë Veliu ka dhënë një përgjigje i cili ka thënë se nuk është duke u marrë me këtë punë dhe nuk preferon të lëshohet në deklarata të tilla.
“Vallai, nuk kisha fol për këtë punë unë sepse nuk jam duke u marrë me këtë punë fare. Nuk jam unë njeri që mendoj se këto punë duhet të bëhen përmes portaleve dhe medieve. LDK ka organe dhe mekanizma që i kryen punët aty ku duhet”, ka deklaruar ai, shkruan Insajderi.
E sa i përket takimit me Lëvizjen Vetëvendosje, Veliu ka thënë se janë në pritje të një zgjidhjeje të mundshme nga ana e partisë fituese.