• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 2 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Infermiere nga Ballkani në Gjermani – punë me paga të majme

J G nga J G
12 January 2020
në Bota
0 0
0
Infermiere nga Ballkani në Gjermani – punë me paga të majme
6
SHPERNDARJE
20
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Klinikat gjermane paguajnë deri në 15.000 euro për të sjellë një infermiere nga Ballkani Perëndimor. Një biznes i majmë për ndërmjetësit, dhe ajo që bëjnë disa, është thuajse tregti me njerëz.

Ishte një punë e paguar mirë, por disi e pazakontë ajo që bënte para dy vjetësh Nevena Pejiq (emri i ndryshuar), në hotelin “Slavija” në qendër të Beogradit. Hoteli kishte më shumë njerëz se zakonisht, disa dhoma ishin shndërruar nxitimthi në klasa mësimi. Më shumë se njëqind njerëz rrinin pas perdeve të rënda dhe mësonin në mëngjes dhe pasdite gjermanisht. Nevena i mësonte ata, raporton DW.

Njerëzve iu premtohej një vend pune në Gjermani, sapo ta zotëronin në mënyrë të mjaftueshme gjuhën. “Akomodimi në ‘Slavija’ ishte i paguar, ashtu si edhe ushqimi, madje ata merrnin edhe ca para”, kujton Pejiq.

Agjencia e ndërmjetësimit “Artigum Management” bënte reklamë duke deklaruar se i përkiste një “punëdhënësi gjerman”. Për këtë arsye shumë njerëz kishin ardhur në Serbi edhe nga vendet fqinje të Ballkanit, për shembull nga Maqedonia e Veriut apo nga Bosnja. Synimi: të arrinin brenda katër muajve nivelin gjuhësor B2, që nevojitet normalisht për të marrë një vend pune në Gjermani. “Një mision pothuajse i pamundur”, thotë mësuesja.

“Shumë e kanë ndërprenë, sepse synimi ishte shumë i vështirë për t’u arritur”, thotë ajo. “Disa janë ankuar duke thënë se ishin mashtruar nga agjencia, se kishin lënë familjet në shtëpi dhe i kishin investuar të gjitha shpresat te kjo këtu”.

Ky është vetëm një nga shembujt e panumërt nga “industria e emigracionit”. Një industri që lindi në njërën anë nga mjerimi në Ballkan dhe në anën tjetër nga nevoja e madhe gjermane për punonjës të profesioneve mjekësore. Prej vitesh agjencitë e ndërmjetësimit dhe ndërmjetësit e tyre rendin në kërkim të punonjësve nga Ballkani Perëndimor dhe favoreve nga klinikat dhe azilet gjermane, të cilat ofrojnë shpërblime të majme për ndërmjetësimin.

Kërkohen dëshpërimisht infermierë

Agjencia gjermane e punësimit kohët e fundit numëronte në sektorin e mjekësisë gjithsej 50.000 qytetarë nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor (Serbia, Bosnje-Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi). Rreth 6.500 më shumë sesa një vit më parë.

Për të lehtësuar të paktën nevojën në këtë vend – sipas parashikimeve brenda pesë vitesh në Gjermani do të mungojnë rreth 200.000 infermierë dhe sanitarë. “Nuk ka më kuptim të nxjerrësh njoftime me kërkesa për këto vende pune në Gjermani. Askush nuk përgjigjet”, thotë shefi i kuadrit të një zinxhiri të madh të azileve të pleqve, që ofron hapësirë​ banimi për më shumë se 7.000 të moshuar. Ata janë tani gati t’u paguajnë ndërmjetësuesve rreth 10.000 euro për gjetjen e një infermieri.

Kjo firmë e anuloi intervistën, që kishte planifikuar të bënte me DW, pak para se të zhvillohej. Ata nuk janë të vetmit, që s’duan ta diskutojnë këtë temë në publik.

Shumë ndërmjetës thonë se marrin deri në 15.000 euro për një infermiere, që e sjellin nga Ballkani në Gjermani. Kjo shumë ndahet me shkollat ​​e gjuhës dhe rekrutuesit në vend. Vlerësohet se kjo industri nxjerr disa qindra milion euro në vit dhe në shumicën e rasteve vështirë se ndjehet e lidhur me ndonjë rregull.

“Për mua kjo është tregti me njerëz”

Në një zyrë të vogël në periferi të Këlnit, Kay Simon buzëqesh i lodhur, kur dëgjon histori të tilla. Ai është drejtuesi i agjencisë së ndërmjetësimit IPP Health, një nga më të mëdhatë, që rekrutojnë në Ballkan. “Fillimi në Gjermani është mjaft i vështirë. Aq më i vështirë bëhet, kur një agjenci u premton diçka jorealiste njerëzve”.

Premtimet e zakonshme, thotë Simon, janë ato për paga të majme – këtu pagat bruto dhe neto ngatërrohen qëllimisht. Ose përhapen përralla se punonjësi mund të marrë me vete menjëherë tërë familjen. “Pastaj vijnë në Gjermani … është ftohtë, bie shi, familja është larg, paratë nuk janë sa duhet. Atëherë njerëzit janë shumë të trishtuar”, thotë Simon. “Nuk bën t`i largosh njerëzit nga vendi i tyre me premtime të rreme për t’i çuar në Gjermani. Për mua, ky është trafik me njerëz”.

Një tjetër ndërmjetës, i cili nuk dëshiron ta lexojë emrin e vet në shtyp, pranon se rekruton personelin brenda klinikave në Ballkan. Për ta bërë këtë, ai bashkëpunon me disa infermiere. “Ato më telefonojnë dhe thonë se kanë, për shembull, tri kolege që duan të shkojnë në Gjermani. Nëse funksionon, ata marrin nga unë 300 euro për person”.

Kontrata të vështira

Ndërmjetësit e dinë shumë mirë se çfarë mund t’ua prishë punën: kur një aplikant, të cilit tashmë ia kanë paguar shkollën e gjuhës dhe përgatitjet e tjera, për ndonjë arsye nuk lidh kontratë me punëdhënësin në Gjermani.

Kjo është arsyeja pse “Pro Sert”, një agjenci nga qyteti serb Kragujevc, u jep aplikantëve për të nënshkruar një kontratë, që parashikon një gjobë prej 3.000 eurosh, nëse ata largohen. Kjo është mesatarisht paga e një gjysmë viti në Serbi. Disa kontrata, që disponon DW, tregojnë se aplikanti paguan gjobën, nëse ai largohet nga kontrata, shkon përmes një agjencie tjetër në Gjermani, ose refuzon dy ofertat e para të punës që i bën “Pro Sert”.

Kjo agjenci bashkëpunon me Akademinë “Dekra” – një kompani e njohur trajnuese private me 150 lokacione në Gjermani. “Dekra” ofron trajnime edhe jashtë vendit. Shefe e përfaqësisë së “Dekra” në Serbi është Aleksandra Taliq, e cila deri në prill 2019 drejtonte agjencinë e diskutueshme “Pro Sert”. Kështu mbyllet rrethi: “Dekra” trajnon aplikantët në pesë lokacione në Serbi, “Pro Sert” i sjell në Gjermani dhe mbledh paratë.

“Aplikantët duhet të mësojnë gjermanisht dhe të kalojnë provimet”, thotë Taliq. Ndërsa për gjobat, që duhet të paguajnë, nëse largohen, ajo thotë: “Nëse nuk ka arsye të mjaftueshme, që një aplikant të kundërshtojë, ne duhet të tregojmë se ku është kufiri dhe ta detyrojmë aplikantin… ose më mirë ta ndihmojmë atë që të marrë vendimin për të qëndruar”.

Nuk mungojnë as mashtruesit klasikë

Me kontrata të tilla merret shpesh Mario Reljanoviq. Avokati beogradas thotë se dënimet drastike me gjoba në kontrata janë të pabazuara. Por ka edhe më keq: “Ka edhe kontrata që janë fare qartë mashtruese. Ato përmbajnë shpenzime të fshehura për aplikantët, ose kushte shumë të pafavorshme pune, deri në 12 orë në ditë, shtatë ditë në javë”, thotë Reljanoviq. “Kjo bie ndesh si me ligjin serb të punës ashtu edhe me atë gjerman”.

Por kërkesa rritet. Çdo vit rreth 200.000 njerëz largohen nga gjashtë vendet e Ballkanit – kjo është 1 për qind e popullsisë. Industria e emigracionit ecën për mrekulli, edhe nëse disa ndërmjetës humbasin në tregun konkurrues.

Ndërkohë në hotelin “Slavija” është kthyer disi qetësia. Klientët e pazakontë, aplikantët, nuk janë më atje – as agjencia “Artigum Management” nuk ekziston më. Shefja e dikurshme i ka fikur të gjithë numrat e telefonit. A dështoi modeli i biznesit?

Mësuesja gjermanishtes Nevena Pejiq ka dëgjuar vetëm se agjencia vazhdon punën me një tjetër emër. Ajo dhe mësuesit e tjerë humbën punën dhe rrogat e muajve të fundit nuk i morën kurrë. Tani Nevena jep mësim individual, paratë i merr në dorë, transmeton Koha.net.

Ky hulumtim u bë i mundur nga programi i bursave “Reportes in the Field”, një projekt i fondacionit “Robert Bosch” dhe i OJQ-së “n-ost”

Tags: GjermaniaInfermierëPuna
Postimi i mëparshëm

Këto janë targat e reja të makinave shqiptare (Foto)

Postimi tjetër

Bizneset nuk e preferojnë arbitrazhin për zgjidhjen e kontesteve

Të ngjajshme Postime

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave
Bota

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

1 July 2025
Putini dhe Macroni diskutojnë për Iranin dhe Ukrainën në bisedën e parë pas gati tri vjetësh
Bota

Putini dhe Macroni diskutojnë për Iranin dhe Ukrainën në bisedën e parë pas gati tri vjetësh

1 July 2025
A do ta zbulojë Dalai Lama trashëgimtarin e tij kur të mbushë 90 vjeç?
Bota

A do ta zbulojë Dalai Lama trashëgimtarin e tij kur të mbushë 90 vjeç?

1 July 2025
Stuhi dhe i nxehtë ekstrem: Përmbytje në veri të Italisë, “ferr” në Spanjë e Francë
Bota

Stuhi dhe i nxehtë ekstrem: Përmbytje në veri të Italisë, “ferr” në Spanjë e Francë

1 July 2025
Reja e frikshme në një plazh në Portugali bëhet virale, çfarë është fenomeni i reve rrotulluese?
Bota

Reja e frikshme në një plazh në Portugali bëhet virale, çfarë është fenomeni i reve rrotulluese?

1 July 2025
Zjarret në Turqi/ Mbi 50 mijë qytetarë të evakuuar nga Izmiri, Manisa dhe Hatay
Bota

Zjarret në Turqi/ Mbi 50 mijë qytetarë të evakuuar nga Izmiri, Manisa dhe Hatay

1 July 2025
Postimi tjetër
Bizneset nuk e preferojnë arbitrazhin për zgjidhjen e kontesteve

Bizneset nuk e preferojnë arbitrazhin për zgjidhjen e kontesteve

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 2 korrik ndër vite?

2 July 2025
Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

2 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe të nxehtë veror

2 July 2025
Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

1 July 2025
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

1 July 2025
Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

1 July 2025
Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

1 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu