• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 24 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Ekonomi

Bizneset nuk e preferojnë arbitrazhin për zgjidhjen e kontesteve

J G nga J G
12 January 2020
në Ekonomi, Kosovë
0 0
0
Bizneset nuk e preferojnë arbitrazhin për zgjidhjen e kontesteve
0
SHPERNDARJE
15
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjidhja e një kontesti ekonomik mes bizneseve në gjykatat e Kosovës mund të zgjasë me vite të tëra. Ndërkohë në zyrat e arbitrazhit, të cilat funksionojnë në kuadër të odave ekonomike në vend, thuhet se kontestet mund të zgjidhen brenda një periudhë gjashtëmujore.

Por, pavarësisht kësaj, bizneset vazhdojnë të mos iu drejtohen këtyre qendrave të arbitrazhit dhe numri i rasteve që trajtohen nga këto qendra mbetet i ulët.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë se që nga funksionimi i qendrës së arbitrazhit në OEAK, numri i kontesteve ekonomike të zgjidhura është mbi dhjetë raste, që sipas tij, është i ulët.

Ai thotë se bizneset nuk po shfrytëzojnë arbitrazhin për zgjidhjen e kontesteve ekonomike, pavarësisht përfitimeve që mund t’i kenë.

“Procedurat për zgjidhjen e kontesteve përmes arbitrazhit janë shumë efikase. Në rastin e një kontesti më kompleks, ato nuk zgjasin më shumë se gjashtë muaj dhe të njëjtat aktvendime që lëshohen nga Tribunalet e Arbitrazhit, vetëm konfirmohen nga gjykatat përkatëse të shtetit dhe të njëjtat mund të përmbarohen. Aktgjykimet në arbitrazh apelohen vetëm në aspektin procedural”, thotë Zeka.

Kontestet ndër biznesore të cilat paraqiten në Tribunalin e Arbitrazhit në Odën Amerikane, thotë Zeka, janë të natyrave të ndryshme. Kryesisht bëhet fjalë për moszbatim të dispozitave kontraktuale ose keqinterpretim të këtyre dispozitave ndërmjet bizneseve.

“Përdorimi i arbitrazhit do të zvogëlonte edhe numrin e rasteve që shkojnë në gjykatë dhe i nënshtrohen vonesave që bëhen në zgjidhjen e tyre. Prej dy deri tri vjet në njërën prej instancave gjyqësore, mund të zgjasë një zgjidhje e një kontesti ekonomik mes bizneseve”, thotë Zeka.

Që nga viti 2011, në Kosovë janë hapur disa qendra të arbitrazhit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve biznesore, të cilat mund të shfrytëzohen për t’i shmangur proceset e gjata gjyqësore.

Qendrat e arbitrazhit funksionojnë në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Eksperti për çështje financiare, Milazim Abazi, thotë për Radion Evropa e Lirë se kontestet e shumta ekonomike, lëndët e të cilave presin për vite në gjykatat në Kosovë, do të mund të zvogëloheshin vetëm në rast të krijimit të Gjykatës komerciale.

“Një gjë e mirë që ka ndodhur në zgjidhjen e kontesteve është aktivizimi i përmbaruesve privatë, por ajo nuk është e mjaftueshme për të zgjidhur problemet e shumta që janë mes bizneseve. Krahas reformave që duhet të ndërmerren në sistemin gjyqësore, duhet të jetë edhe krijimi i Gjykatës komerciale, pasi që vetëm ajo si e tillë do të ndihmonte në zgjidhjen e kontesteve të shumta ekonomike mes bizneseve”, thotë Abazi.

Krijimin e Gjykatës komerciale e kishte paralajmëruar ministri i Drejtësisë në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri.

Gjykata komerciale ishte theksuar të jetë e rëndësishme për Kosovën, pasi që ajo do të rriste efikasitetin e trajtimit të lëndëve të biznesit dhe do të ndihmonte në krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset vendore dhe për investitorët e huaj, shkruan REL.

Numri i përgjithshëm i lëndëve në gjykatat të regjistruara në Sistemin e Menaxhimit Informativ të Lëndëve, është mbi 100 mijë lëndë.

Tags: ArbitrazhiBiznesetOEA
Postimi i mëparshëm

Infermiere nga Ballkani në Gjermani – punë me paga të majme

Postimi tjetër

Përfundojnë pritjet e gjata në Merdare

Të ngjajshme Postime

Ulutash pret Kingjin, vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e KFOR-it
Kosovë

Ulutash pret Kingjin, vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e KFOR-it

24 December 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj
Kosovë

Aksident në Rudar: 5 të lënduar, 2 prej tyre policë – një fëmijë në gjendje të rëndë

24 December 2025
Ndërpritet seanca fillestare për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit
Kosovë

Ndërpritet seanca fillestare për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit

24 December 2025
KQZ / Valmir Elezi tregon si do të organizohet puna më 31 dhjetor dhe 1 janar
Kosovë

KQZ / Valmir Elezi tregon si do të organizohet puna më 31 dhjetor dhe 1 janar

23 December 2025
30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës
Kosovë

30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës

23 December 2025
Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet
Kosovë

Shemi varroset të mërkurën

23 December 2025
Postimi tjetër
Përfundojnë pritjet e gjata në Merdare

Përfundojnë pritjet e gjata në Merdare

Lajmet e fundit

Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

24 December 2025
Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

24 December 2025
Jashari uron festat e fundvitit: FSK do mbetet e përkushtuar në misionin e saj fisnik

Jashari uron festat e fundvitit: FSK do mbetet e përkushtuar në misionin e saj fisnik

24 December 2025
Ulutash pret Kingjin, vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e KFOR-it

Ulutash pret Kingjin, vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e KFOR-it

24 December 2025
Fetah Paçarizi pas takimit me mësimdhënës: Arsimi cilësor do të jetë një nga shtyllat kryesore të programit tonë

Fetah Paçarizi pas takimit me mësimdhënës: Arsimi cilësor do të jetë një nga shtyllat kryesore të programit tonë

24 December 2025
Vuçiq i paralajmëron ambasadorët serbë se “ka nisur një valë e njohjeve të Kosovës”: Të veprojmë, jemi mbështetur për muri

Vuçiq i paralajmëron ambasadorët serbë se “ka nisur një valë e njohjeve të Kosovës”: Të veprojmë, jemi mbështetur për muri

24 December 2025
Shqipëria merr sistemet Javelin nga ShBA-ja

Shqipëria merr sistemet Javelin nga ShBA-ja

24 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu