Sot në lagjen Dardania në Prishtinë, policia ka hasur një grua pa përkujdesje e cila nuk posedon as dokumente identifikuese dhe për rrjedhojë nuk dihet as adresa e banimit të saj.
Prandaj, policia kërkon nga ata që e njohin gruan në foto të lajmërohen në nr. 192 dhe të ofrojnë të dhëna për identitetin dhe adresën e banimit të saj, në mënyrë që e njëjta të kthehet në vendbanimin e saj.
“Falenderojmë të gjithë ata që do ofrojnë të dhëna në mënyrë që personin në fjalë ta kthejmë në vend-banimin e saj”, thuhet në komunikatën e policisë