Avokati Dastid Pallaska, ka thënë se LDK dhe Vetëvendosje pak gjëra kanë të përbashkëta.
Pallaska ka thënë se Vetëvendosje dhe LDK nuk po arrijnë të formojnë qeveri sepse janë parti shumë të kundërta mes vete.
Ai thotë se këto dy subjekte të përbashkët e kanë vetëm “sharjen që ia bëjnë Hashim Thaçit, përcjell Telegrafi.
“Këto qëndrime janë të mjaftueshme për të rrëzuar Hashim Thaçin nga pushteti por nuk janë të mjaftueshme për të ndërtuar një ardhmëri të përbashkët”, ka thënë Pallaska në emisionin Personale me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.
Avokati thotë se Vetëvendosje është duke shantazhuar LDK-në në bashkëpunim.