Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari është kërcënuar pas një interviste në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ku ishte e ftuar për vendim e Gjykatës për lirimin e 11 të akuzuarve në rastin “Pronto”.
“Ty të kisha vjerr në shesh dënim”, është një nga kërcënimet që ajo ka marr gjatë natës së mbrëshme nga një qytetarët, gjatë intervistat së saj ku po transmetohej live.
“Oj kuder se ski ti faj jo, po ne si popull se uduft me ardhe met ngre mas vetures teri sa te del bre idijote me gjithe keta tjeret”, është kërcënimi tjetër që ka marr Hajdari.
Për të gjitha këto kërcënime, prokurorja Hajdari i ka raportuar edhe në polici.
Këtë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar vetë Hajdari.
Prokuroria, Drita Hajdari ishte prokurore në rastin “Pronto”, ku kishte akuzuar, Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin, Ilhami Gashin, Xhavit Dakajn, Fatmir Shurdhajn, Sadat Gashin, Ismet Nezirajn, Rexhë Abazin, Nijazi Kryeziun dhe Arbenita Pajazitin.